Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më shumë se 60 për qind të votave në Komunën e Ferizajt, ndërkaq mbi 20 mijë qytetarë të kësaj komune, e kanë votuar Vjosa Osmanin për deputete të Kuvendit të Kosovës.
Telegrafi nga burimet e veta ka arritur të sigurojë një listë të kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në Komunën e Ferizajt, listë së cilës i prinë Vjosa Osmani.
Vjosa Osmani 20 233 vota
Hekuran Murati 14 887 vota
Glauk Konjufca 11 258 vota
Valon Ramadani 7 340 vota
Dimal Basha 5 497 vota
Enver Haliti 4 716 vota
Shqipe isufi 4 464 vota
Alban Bajrami 3 932 vota
Burim Karameta 3 857 vota
Ekrem Mustafa 3 625 vota
Haki Abazi 1 793 vota
Këto shifra janë nga të dhënat preliminare të numërimit të votave, pasi ende nuk janë numëruar votat nga jashtë vendit, ato me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje nga të dhënat preliminare të publikuara në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka marrë 47.85 për qind të votave.