26,11,2025

“Kamikazët” e kompanive publike

Must Read

Militantët partiakë në borde po i shkatërrojnë kompanitë publike më strategjike të vendit. Të ndikuar direkt nga partnerët e koalicionit qeverisës, ata kanë zgjedhur menaxhmentin e ndërmarrjeve në bazë të preferencave partiake dhe jo profesionale.

Kompanitë publike më strategjike të vendit kanë marrë tatëpjetën financiare për shkak të keqmenaxhimit dhe mungesës së vizionit për zhvillimin e tyre.

Rrugën e tyre drejt “humnerës” po e trasojnë parterët e koalicionit qeverisës, të cilët në Bordet e këtyre ndërmarrjeve kanë dërguar militantë partiakë dhe jo ekspertë.

Anëtarët e bordeve, të varur nga politika, kanë përzgjedhur menaxhmentin në bazë të preferencave partiake dhe jo profesionale.

Gazeta “Zëri” ditë më parë ka raportuar se ndërkombëtarët po u kërkojnë partnerëve të koalicionit qeverisës që t’i largojnë militantët partiakë nga bordet e kompanive publike, duke i zëvendësuar të njëjtit me ekspertë të pavarur.

Edhe zëvendëszëdhënësja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Jessie Kuykendall, ka thënë ditë më parë për “Zërin” se popullit të Kosovës i shërbehet më së miri kur agjencitë e pavarura dhe ndërmarrjet publike udhëhiqen nga njerëz profesionistë, kurse çështja e madhësisë së Qeverisë, sipas saj, duhet të vendoset nga të zgjedhurit e popullit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img