10,01,2026

Ka ndërruar jetë Ismet Mjaku, njeriu që i dha shumë sportit ferizajas

Must Read

Tërë jetën ia kushtoi sportit përkatësisht karatesë, përveç me sport është marrë edhe me veprimtari kombëtare.

Është Ismet Mjaku, që pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë.

Mjaku ka dhënë shumë për sport, sidomos në kohërat më vështira, në kohën e okupimit 1991-1999, duke iu kundërvu regjimit serb. Mjaku përveç si karateist ka qenë edhe gjyqtar i dëshmuar i këtij sporti.

Mjaku është nga fshati Varosh komuna e Ferizajt.

“Miq, familjarë dhe dashamirë, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se dje me datë 10.02.2020 pas një sëmundje te rëndë ndërroi jetë Baba jonë Ismet Halit Mjaku.Varrimi do të bëhet në varrezat e Fshatit Varosh. Për arritjen e të ndjerit në Kosovë, ju njoftojmë më vonë.” thuhet në njoftimin e familjes.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img