26,12,2024

John Kerry: Disa vende në Evropë po ‘pushtohen’ nga korrupsioni dhe autoritarizmi

Must Read

Sekretari i Shtetit John Kerry tha se rritja e të menduarit autoritar shoqërohet me probleme në të drejtat e njeriut, kufizime mbi median e pavarur dhe me shtimin e akteve të intolerancës e të krimeve të urrejtjes.

Kerry tha se autoritarizmi përfaqëson një largim nga parimet demokratike, nga transparenca dhe nga liria:

“Ne të gjithë e shohim se çfarë po ndodh: Rritje e korrupsionit në shumë vende, autoritarizëm në rritje, përpjekje të disa udhëheqësve për të ndryshuar kushtetutën në mënyrë që të konsolidojnë pushtetin, përhapje e lajmeve të rreme përmes platformave të reja të medias, marrja në mbrojtje e torturës në qarqe të caktuara. Më lejoni ta them qartë: Fanatizmi, shtypja dhe lufta kundër mendimit ndryshe nuk mund të jetë normalja e re për asnjërin prej nesh. Çdo goditje që u jepet themeleve të lirisë është në fakt një gur i shëmtuar në rrugën drejt tiranisë.”

Zoti Kerry tha gjithashtu se konflikti në Ukrainën lindore dhe pushtimi rus i Krimesë po vazhdojnë tepër gjatë dhe kërkojnë që OSBE-ja të ngulë këmbë në përpjekjet për të negociuar një zgjidhje paqësore të këtyre çështjeve.

Ai shtoi se përpjekjet për t’i dhënë fund dhunës afatshkurtër nuk duhet të errësojnë nevojat më afatgjata të Ukrainës për të ndërtuar një demokraci të lulëzuar.

Në takimin dy-ditor të OSBE-së marrin pjesë ministrat e jashtëm të 57 vendeve që përbëjnë organizatën.

Në rend të ditës janë gjendja në Ukrainë si dhe paqja e siguria në të gjithë kontinentin.

Mikpritës i takimit është ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, meqenëse Gjermania ka kryesinë e radhës të OSBE-së. /VOA/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img