Së fundi janë bërë publike emrat e veteranëve nga zona të ndryshme të Kosovës, që sipas Prokurorisë kanë manipuluar me statusin e veteranit.
Prokuroria Speciale nxori plotë 20 mijë emra të cilët theksohet të jenë veteranë mashtrues e për të cilët po bëhet një hetim i gjerë.
Por shumë emra të cilët figurojnë si veteranë mashtrues, dalin të kenë qenë vërtetë veteranë.
Madje të shqetësuar me këto hetime janë shprehur shumë personalitete dhe qytetarë që së paku njihnin personalisht ata që luftuan për lirinë e Kosovës.
Si duket prokurori Blakaj edhe nw Zonën e Nerodimes i’a ka huq me listat.
Këtë e ka shprehur përmes një postimi edhe Nehat Mustafa-Mali, i cili ka postuar një foto me Gëzim Haxhimusën i cili gjendet në listën e veteranëve “mashtrues”
Ky është postimi i Nehat Mustafës-Malit
Foto çasti me këtë veteranin ” mashtrues”
Gëzim Haxhimusa “Piktori” ka qenë njëri ndër ushtarët e parë të UÇK-së në Komunën e Ferizajt. Befasisht, emri i Piktorit sot figuronte në listën e veteranëve mashtrues. Nga ajo që arrita të shohë në ato lista, aty figuronin edhe emrat e Milekije Maliqit ( e shkruar dy herë), Ardian Jasharit, Milekije Rexhës e disa të tjerëve të cilët ishin pjesëtar të vërtetë të UÇK-së . Listat duhet të pastrohen nga veteranët mashtrues, por jo duke futur në këto lista edhe veteranë të dëshmuar në Luftën Çlirimtare.