18,06,2025

Ish-ushtari amerikan: Kjo është ajo për të cilën kam veshur 20 vjet uniformën

Must Read

Në mesin e shumë qytetarëve që dje në Prishtinë festuan 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ishte edhe gazetari amerikan, Nolan Peterson.
Madje ai në llogarinë e tij Facebook me miqtë e tij në llogarinë Facebook ndau një moment të veçantë nga kjo festë, ku ndër të tjera u shpreh të jetë i impresionuar nga mikpritja që iu bë.

Nolan rrëfeu se si një kamarier në një lokal në kryeqytet e qerasi me kafe dhe drekë, si shenjë falënderimi që Amerika ka ndihmuar Kosovën për liri dhe pavarësi.

Në këtë postim të gazetarit ka komentuar edhe një qytetar tjetër amerikan, i cili ka shërbyer si ushtar i Amerikës për njëzet vite.

Ai kur komentoi rrëfimin e Peterson-it shkroi: Faleminderit që e ndave këtë. Kjo është ajo për të cilën unë e kam veshur 20 vite uniformën

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img