10,09,2025

Interesim i shtuar për procesin e legalizimit të objekteve pa leje

Must Read

Ditë më parë, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu nënshkroi dokumentin e parë të legalizimit të një objekti në territorin e Ferizajt. Ky proces i stërzgjatur ndër vite, tashmë është zhbllokuar dhe komunat janë të gatshme të zbatojnë gjithë rregullativën ligjore në fuqi për këtë fushë,e ndër të parat është edhe Komuna e Ferizajt.

Me një (1) euro për metër katror në kategorinë e parë të objekteve (shtëpi banimi – banim individual) dhe dy euro (2) për metër katror në kategorinë e dytë të objekteve (objekte të banimit kolektiv), ferizajasit kanë mundësinë që të aplikojnë për legalizimin e objekteve të tyre.

Sipas rregullativës ligjore në fuqi, aplikues në këtë proces mund të jenë vetëm pronarët që objektin e tyre e kanë të ndërtuar para datës 5 shtator 2018, natyrisht duke i përmbushur edhe kushtet e kriteret tjera, informacionet shtesë për të cilat, zyrtarët komunal në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Mjedisit, janë të gatshëm t’i ofrojnë çdo ditë pune për të gjithë të interesuarit.

Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit fton gjithë qytetarët ferizajas që kanë objektet e tyre pa leje dhe që përmbushin kushtet e kriteret e lartcekura të aplikojnë në këtë proces të zhbllokuar së fundmi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img