18,11,2024

Hoxhaj, për Handesblatt: Pa Gjermaninë dhe Merkelin, Kosova s’do të arrinte këtu ku është sot

Must Read

Ministri i punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dhënë një intervistë për gazetën Handesblatt, ku flet për rolin e Bashkimit Evropian dhe se si BE në Kosovë shihet si shpresa e vetme.

Gazeta shkruan se megjithëse në shumë vende evropiane ka skepticizëm, në Kosovë ekziston një entuziazëm për Evropën.

“Në vendin tim, Bashkimi Evropian është vetë shpresa”, ka thënë Hoxhaj, duke shtuar se pa BE-në nuk do të mund ta rindërtonim Kosovën, për çka është falënderues nda Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë dhe SHBA-ve.

Ai nuk sheh ndonjë rrezik për një valë të re të ikjes së qytetarëve nga Kosova, siç ndodhi më 2014/2015.

“Atëherë ishin rreth 30 mijë qytetarë, që kryesisht kanë shkuar ilegalisht në Gjermani, Austri dhe Zvicër. Nga ata, sipas të dhënave të Qeverisë, janë kthyer rreth 25 mijë. S’do të ketë valë të re të refugjateve”, premton Hoxhaj.

Qeveria në Prishtinë synon që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza. Sipas Qeverisë, vendi qëndron para këtij akti.

“Shpresojmë në liberalizimin e vizave deri në fund të këtij viti”, tha ministri, që flet gjermanishte të rrjedhshme. “Shpresojmë mos të qëndrojmë më si ishull i të burgosurve”!

Para se kosovarët të udhëtojnë pa viza në BE, duhet të miratojnë edhe shumë të diskutuarën marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

“Qysh në tetorin e kaluar është dashur të miratohet ajo, por në muajt e fundit kanë mbizotëruar skena kaotike. Opozita nacionaliste i ka penguar seancat plenare me sulme te gazit lotsjellës e me ketë edhe miratimin e marrëveshjes me Malin e Zi”, shkruan gazeta gjermane. “Kosova shpreson që në dekadat e ardhshme të jetë pjese e BE-se, por rruga drejt saj është ende larg për shkak të reformave që duhet të ndërmarr. Njëjtë sikurse vendet përreth, si Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Mali i ZI, Qeveria shpreson se me rastin e problemeve të mëdha – si konflikti në Siri dhe Ukrainë – të mos harrohen nga bashkësia ndërkombëtare”.

“Rajoni gjendet në një bllokadë”, thotë Hoxhaj. “BE shihet si faktor modernizues për gjithë rajonin”.

Politika për Ballkanin është padyshim politikë e brendshme evropiane, meqë rajoni është i rrethuar nga vende të Bashkimit Evropian. Ndërsa, Hoxhaj i jep rol të madh kancelares Merkel.

“Pa Gjermaninë, dialogu Serbi-Kosovë nuk do të kishte filluar fare”, thotë ministri i Jashtëm i Kosovës.

Se fundmi, zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka insistuar në përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“E di që plagët pas luftës janë të thella”, ka thënë Biden. “Por, pajtimi është i domosdoshëm”.

Artikulli fokusohet edhe për takimin e sotëm të kryeministrave të BE-së në Bratisllavë, ku kancelarja Merkel do të kritikohet nga disa vende të Evropës Lindore lidhur me politikën e saj ndaj refugjatëve. Kosova e bën të kundërtën dhe duartroket Gjermaninë për sjelljet e saj për refugjatët.

“Zonja Merkel ka vepruar drejtë. Kjo do të shënohet edhe në librat e historisë“, thotë Enver Hoxhaj, i cili ka shprehur respektin për humanizmin e Gjermanisë dhe Austrisë ndaj refugjatëve të luftës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img