15,12,2025

Haradinajt nuk ia ndërron bindjen Biden: Vazhdoj të mendoj se demarkacioni është gabim

Must Read

Ramush Haradinajn, liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk e kanë lëkundur aspak porositë e zëvendëspresidentit të SHBA-ve Joe Biden, që demarkacioni me Malin e Zi duhet votuar. Stoik në qëndrimin e tij, Haradinaj e tha të jetë edhe më tutje, gjatë një interviste në emisionin Zona B në Klan Kosova.

“Qëndrimi im, i AAK-së dhe i partive opozitare, është se ky demarkacion është gabim, nga dy akset rrugore, nga Plava e në Pejë dhe drejtimi nga Rozhaja në Pejë. Kemi punuar intenzivisht për t’iu shpjeguar të gjithëve se ky version është gabim dhe duhet të korrigjohet. U kemi bërë me dije edhe miqve ndërkombëtarë dhe jo vetëm atyre vendorë”.

Ai ka thënë se edhe debati shkencor i mbajtur në fillim të muajit gusht, e ka dëshmuar pasaktësinë e përcaktimit të këtij demarkacioni.

“Edhe tryeza e 3 gushtit e shpjegoi që ky version”, ka deklaruar Haradinaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img