14,09,2025

Haradinaj në SHBA kërkon fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës

Must Read

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj javën e ardhshme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai përmes një postimi një “Facebook”, ka bërë të qartë se tema kryesore e takimeve bilaterale në New York do të jetë fuqizimi ndërkombëtar i Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Sipas Haradinajt ai do të zhvillojë takime bilaterale me homolog e me delegacione ndërkombëtare ku do të kërkojë edhe anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.
Javën që vie do të qëndroj për vizitë zyrtare në ShBA, ku në fokus të agjendës do të jetë fuqizimi ndërkombëtar i Kosovës. Në New York do të zhvilloj takime bilaterale me homolog dhe delegacione ndërkombëtare që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me fokus prezantimi i të arriturave të Kosovës, anëtarësimi i vendit në organizatat ndërkombëtare, tërheqja e investimeve direkte në vend dhe tema të tjera me interes për Kosovën. Krahas kësaj, për ta forcuar partneritetin me ShBA-të do të zhvilloj takime bilaterale me senatorë, kongresist, dhe personalitete me influencë në

Washington.

Rruga euro-atlantike e vendit është e pakthyeshme! /ZERI

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve dhe organizatat...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img