09,11,2025

Haradinaj me një ide të qëlluar, kërkon të ketë vijë hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Durrësit

Must Read

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përshëndetur fillimin e punimeve për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore në Fushë Kosovë.

Me këtë rast, shefi i ekzekutivit foli dha edhe një ide rreth një bashkëpunimi hekurudhor me Shqipërinë, respektivisht qytetin bregdetar – Durrësin, shkruan Indeksonline.

“Ne kemi lidhje hekurudhore me Serbinë, Maqedoninë Veriore, por s’kemi me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Por është interes i gjithë qytetarëve të BE-së të kemi një linjë hekurudhore me portin e Durrësit”, është shprehur Haradinaj.

Rreth kësaj ideje, kryeministri tha se do të punohet në vazhdimësi.

“Mendojë që në këtë projekt, duhet të punojmë bashkë me institucionet financiare dhe partner financiar”, është deklaruar ai. /Indeksonline/


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img