17,03,2025

Haradinaj e tërheq kërkesën për pranimin e Kosovës në INTERPOL

Must Read

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj i ka dërguar sot letër Asamblesë së Interpolit, me të cilën e njoftonte se Kosova po tërheq kërkesën për anëtarësim në Interpol.

Duke pasur parasysh se në Kosovë më 6 tetor janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, ju lusim me respekt që kërkesën tonë për aplikim për anëtarësim ta shtyni deri në seancën e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, ka shkruar Haradinaj, transmeton Koha.net.

Mediat serbe raportojnë se ambasadorit të Serbisë në Paris i është dorëzuar nota me të cilën Ramush Haradinaj tërheq kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Kjo notë ka arritur sot pak pas orës 15:00.

Sipas paralajmërimeve, kërkesa e Kosovës është dashur të procedohet në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit më 17 tetor dhe në lidhje me kërkesën duhej të votohej dy herësh.

Njohësit e rrethanave ishin të bindur se kërkesa e Kosovës nuk mund të kalonte.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img