10,08,2025

Han: Brexit nuk është fundi i procesit të zgjerimit së BE-së

Must Read

Eurokomisionari, Johanes Han sot vlerësoi se dalja e një vendi nga anëtarësimi i BE-së nuk do të thotë se është ndërprerë procesi i zgjerimit të Unionit, por se ekzistojnë shumë shkaqe që ai të vazhdojë.

Duke e hapur Forumin e biznesit në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor edhe më tej ekziston perspektiva evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor edhe krahas faktit që BE-ja ka hyrë në fazë të vështirë. “Ajo që jemi të përballur me daljen e një vendi nuk do të thotë se është fundi me procesin e zgjerimit”, përkundrazi. Ka shumë shkaqe për zgjerim të BE-së, ndërsa Komisioni Evropian është i përcaktuar që ta vazhdojë këtë proces”, theksoi Han.

Ai tha se përforcimi i agjendës për ndërlidhjen infrastrukturore të vendeve të rajonit paraqet mundësi të rëndësishme për nxitje të mëtutjeshme të bashkëpunimit, si dhe për përmirësimin e rrethanave për investitorët. Sipas tij, procesi inkuadrues nuk është vetëm harmonizim i legjislativëve, por është i fokusuar edhe mbi fushën e ekonomisë, respektivisht mbi rritjen ekonomike dhe nxitjen e konkurrencës. Në procesin inkuadrues, nënvizoi Han, janë shumë të rëndësishëm sundimi drejtësisë dhe zhvillimi ekonomik.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

PDK prezanton listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Ferizajt

Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar zyrtarisht listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Ferizajt, të cilët do të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img