13,01,2026

Gruaja rome sulmohet sërish nga një turmë njerëzish në Ferizaj (Video)

Must Read

Gruaja rome e cila ishte sulmuar para pak ditësh në Lipjan është  sulmuar sot përsëri në Ferizaj.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, shihet një turmë njerëzisht në qytetin e Ferizajt  teksa  e sulmon gruan rome, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë ende detaje lidhur me rastin.

Kujtojmë se ndaj sulmit që ndodhi para pak ditësh në Lipjan ndaj të njëjtës viktimë kanë reaguar edhe krerët shtetërorë si dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Po ashtu, e njëjta është marrë në mbrojtje të shtetit.

Për të njëjtën grua ishte pretenduar gabimisht se është person i rrezikshëm e cila ‘grabit fëmijë’. 


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img