11,09,2025

Gruaja që u bë simbol i eksodit të Kosovës, rrëfen momentet e luftës

Must Read

Një moment i kapur nga aparati i fotografit boshnjak të agjencisë Reuters, Damir Sagolj ishte ai  që e ktheu Sherife Lutën nga Ivaja e Kaçanikut në simbolin e refugjatëve kosovarë të Bllacës së Maqedonisë 18 vjet më parë. Sherife Luta atëherë ishte 22 vjeçe dhe mbante në gji vajzën e saj 6-muajshe, Besën.

Fotoja e realizuar gjatë marsit te viti 1999 ishte nder me te veçantat e asaj kohe, ishte si një lloj klithme që paraqiste vuajtjet dhe tmerrin e të gjitha nënave kosovare, të cilat po kërkonin mëshirë nëse jo për to, të paktën për fëmijët e tyre.

Pas luftës, fotografi boshnjak i agjencisë Reuters, Damir Sagolj thuhet se e kishte kërkuar Sherifen dhe Besianen, por ata asnjëherë nuk ishin takuar. Gjithsesi Sherifja, Besiana dhe e gjithë familja Luta, mbesin me shpresë që një ditë do ta takojnë personin, i cili me shkrepjen e tij u kishte ndryshuar jetën përgjithmonë, duke i bërë protagoniste të rëndësishme të epokës së Luftës Çlirimtare dhe të historisë më të re të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img