16,01,2025

Grevat s’kanë të ndalur

Must Read

Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë nuk po arrijnë t’i bindin mësimdhënësit dhe kirurgët që t’i ndalin grevat pavarësisht premtimeve të ndryshme.

Mosndryshimi i Ligjit për Paga dhe mosmiratimi i tij në Kuvendin e Kosovës pritet ta përkeqësojë edhe më shumë situatën, kjo pasi që mësimdhënësit kanë paralajmëruar vazhdim të grevës, ndërsa Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka paralajmëruar bojkot të përgjithshëm të punës.

Pas ndryshimeve të fundit të cilat janë bërë në Projektligjin për Paga, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka marrë vendim që greva e mësimdhënësve të vazhdojë edhe më tej, shkruan Zëri.

SBASHK-u ka vendosur që greva e mësimdhënësve të vazhdohet deri në rritjen e koeficientit prej 30 për qind.

Në anën tjetër, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës gjatë ditës së djeshme  ka bërë apel që Ligji për Paga të kalojë sot në Kuvendin e Kosovës, përndryshe sipas tyre të gjitha institucionet publike shëndetësore do të bojkotojnë punën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Më datë 30.12.2024 dhe 31.12.2024, në stacionin policor të Ferizajt janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda, të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img