Ish zëvendësministri i financave Mustafa Grainca përmes një publikimi ka kërkuar nga Ministrinë e Financave , që t’u dal në e ndihmë komunave
“Masat e parapara nga niveli qendror nuk janë në përputhje me emergjencën e situatës së tanishme e aq më pak për atë postpandemike!
Ministria e Financave duhet të lëshojë tani qarkoren buxhetore për komunat, e cila do t’iu mundësonte rishikimin e hershëm të buxhetit të tyre!
Komunat kanë shumë nevojë për të rishikuar planifikimet e tyre buxhetore, kështu atyre iu krijohet mundësia e krijimit të fondeve emergjente të mjaftueshme,në përputhje me ligjet në fuqi;
Nga ky fond emergjentë, komunat nëpërmjet kryetarëve të tyre, do të menaxhonin situatën e krijuar si në aspektin social e shëndetësorë po ashtu edhe atë të ndërmarrësisë ( ndihma për ndërmarrjet tona)!
Koha e pandemisë e kërkon këtë ndërhyrje institucionale!
Kuvendi i Republikës do të duhej të ketë seancë të jashtëzakonshme, për të miratuar ndërhyrjet buxhetore!
Duhet përshëndetur të gjithë kryetarët e komunave të cilët nëpërmjet Kuvendeve të Komunave, kanë miratuar vendimet lidhur me ndarjet buxhetore për të lehtësuar luftën kundrejt pandemisë, por ndarjet buxhetore të miratuara, nuk janë aspak të mjaftueshme në relacion me kërkesat emergjente që gjeneron situata pandemike!” ka shkruar Grainca