03,02,2026

Grainca akuzon Svarçën e Salihajn për manipulim të zgjedhjeve të LDK’së në Ferizaj

Must Read

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Grainca, ka sulmuar kolegët e tij partiakë, Muharrem Svarça e Adem Salihaj, për përpjekje për manipulim të procesit të zgjedhjeve të brendshme partiake në Komunën e Ferizajt.

Grainca ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Svarça e Salihaj kanë ndjekur “rrugë antistatutare”.

“Kanë ndryshuar 22 delegatë, iu kanë ndërruar degën”, është shprehur ai, duke akuzuar Svarçën e Salihajn se kanë çuar kandidatë në degë e nëndegë ku do të merrnin më shumë vota.

Ai ka sulmuar dy kolegët e tij partiakë për mbajtje të, siç është shprehur ai, një “tubimi gjysmëlegal”.

“Tentativa e kryetarit aktual për ta manipuluar procesin nuk u lejua nga qytetarët në Koshare”, është shprehur ai, duke iu referuar tubimit që u karakterizua me rrahje me karrige mes aktivistëve.

Grainca ka thënë se “Svarça me gabimet që ka bërë s’mund të japë më shumë” për partinë në Ferizaj. /Express/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img