28,11,2025

Grabitësi i vrarë në Shtime, djali i një zyrtari policor

Must Read

Grabitjet në vendin tonë vazhdojnë të jenë një dukuri shqetësuese. Madje sot një person mbeti i vrarë, derisa i njëjti me disa persona të tjerë të maskuar tentuan të grabisnin një shtëpi në Godanc të Shtimes.

Por, plani i grabitësve nuk iu shkoi ashtu siç e kishin menduar, pasi që ata u ndeshën me pronarët e shtëpisë, ku gjatë ndjekjes njëri nga ta mbeti i vdekur dhe i zoti i shtëpisë u plagos, e që është jashtë rrezikut për jetë.

Tashmë është zbuluar edhe identiteti i grabitësit të vrarë, Indeksonline mëson se ai është F.G nga Prishtina, trupi i të cilit u gjend i vdekur 300 metra nga shtëpia ku kishte hyrë për të grabitur.

Ndërsa i njëjti dyshohet se është djali i një zyrtari policor, këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Baki Kelani, i cili ka shtuar se janë duke u marrë me zbardhjen e rastit.

Në bazë të informacioneve/verifikimeve të deritanishme dyshohet se personi në fjalë është djali i një zyrtari policor. Policia e Kosovës është duke punuar intensivisht në hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti”.

Ndryshe Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy persona  në kohëzgjatje prej 48- orësh dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img