03,07,2025

Gjithçka në pikën zero, SBASHK me akuza ndaj Avokatit të Popullit: Aktpajtimi i tij nuk i përmban kërkesat e grevistëve

Must Read

Ka dështuar të arrihet një marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe BSPK-së për ndërprerjen e grevës, përkundër përpjekjeve të Avokatit të Popullit.

Në një njoftim të fundit, SBASHK ka njoftuar se nuk do ta pranojë draft-marrëveshjen e propozuar nga Avokati i Popullit.

“Kryetarët e niveleve komunale sindikale e të universiteteve vlerësojnë se draft aktpajtimi i Avokatit të Popullit nuk është i pranueshëm për ne sepse nuk i përmban pikat e kërkesës se grevistëve”, thuhet në njoftim, raporton Gazeta Express.

Këshilli Grevist ka konsideruar se propozimi i SBASHK është i njëanshëm.

“Në takimin e mbajtur në orët e vona me kryetarët e sindikatave komunale dhe të universiteteve, që njëkohësisht  janë edhe kryetarë të Këshillave greviste të nivelit komunal dhe të universiteteve u diskutua lidhur me një letër dhe një aktpajtimi, të cilën SBASHK e mori në orët e vona të pasdites nga Avokati i popullit, duke e analizuar në detaje këtë aktmarrëveshje të propozuar dhe njëzëri ata vlerësuan se ky propozim i dërguar nga Avokati i popullit është i njëanshëm, nuk i përmban kërkesat legjitime të grevistëve, të dërguara sot pasdite nga SBASHK-u dhe dje nga BSPK-ja te avokati i popullit dhe vlerësojnë se letra e tillë, e dërguar në orët e vona, me tentim që marrëveshja të bëhet, jo me Këshillin Grevist të BSPK-së, ashtu si e  parasheh  Ligji për grevat, por me kryetarin e BSPK-së dhe të SBASHK-ut në njërën anë dhe në anën tjetër, jo me Kryeministrin që e përfaqëson Qeverinë e Kosovës , por me ministrin Murati dhe ministren Nagavci tregon që edhe Avokati i popullit ka hyrë në rrugën e shantazheve për të përçarë sindikatat me qëllim që të grevistët të krijohet eventualisht bindja se sindikatat janë tërhequr nga kërkesat, gjë nuk është e vërtetë”, thuhet në reagimin e sindikalistëve.

Përfaqësuesit e grevistëve kanë konsideruar që Avokati i Popullit nuk po luan rol të balancuar.

“Në fund të kësaj komunikate po dërgojmë edhe draft aktpajtimin dërguar nga Avokati i popullit në mënyrë që vet opinioni të shohin se angazhimi i Avokatit të popullit nuk është në rolin e ndërmjetësuesit të balancuar për arsye se nuk ka as edhe një propozim të ri, përveç atij të qeverisë nga pakoja, ofertë e cila është refuzuar nga grevistët që më 3 shtator, prandaj greva vazhdon deri në një marrëveshje që plotëson kërkesat e anëtarësisë”, thuhet në fund.

Më poshtë gjendet edhe propozimi i Avoaktit të Popullit që është refuzuar nga sindikatat.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img