11,09,2025

Gjithçka gati për shënimin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Must Read

Komuna e Ferizajt, konkretisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka bërë të gjitha përgatitjet për shënimin sa më dinjetozë të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Aktivitete për shënimin e 12 vjetorit të Pavarësisë do të mbahen nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Sipas drejtoreshës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabanit, këto përgatitje janë bërë në bashkëpunim me shoqata të ndryshme kulturore dhe artistike, por edhe me klubet sportive.

Ajo ka thënë se aktivitete për shënimin e Ditës së Pavarësisë, do të fillojnë nga data 14 shkurt ku do të fillohet me një turnir në volejboll femrat nga institucionet nga ora 10 në palestrën e sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj.

U tha se ditëve në vazhdim do të ketë edhe aktivitete të tjera sportive dhe kulturore, ndërkaq me datën 17 shkurt-Ditën e Pavarësisë së Kosovës janë përgatitur aktivitet të ndryshme.

E para e drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, ka folur edhe për projektet e vitit 2020 të kësaj drejtorie.

Për detaje të tjera ndiqni, konferencën për medie të drejtores së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img