20,12,2024

Gjashtë nxënës nga Qendra e Kompetencës udhëtojnë për në Bon të Gjermanisë

Must Read

Gjashtë nxënës nga Qendra e Kompetencës në Ferizaj pritet që të udhëtojnë në Gjermani, në kuadër të një marrëveshje  që Qendra e Kompetencës e ka nënshkruar me firmën gjermane AVO.

Këta nxënës nga  drejtimi i kujdesit social dhe  shëndetësorë  do të qëndrojnë në  një spital  të Bonit për ta kryer praktikën.  Ata thonë se e kanë mirëpritur  këtë inisiativë   e cila do  tu hyjë  në  punë shumë.

Kjo marrëveshje është realizuar  falë Fatmir Ramushollit, një   bashkatdhetarë Ii cili jeton dhe  punon në Gjermani.  Ai me këtë rast ka thënë se me këtë marrëveshje po nisë një kapitull  i bashkëpunimit edhe për nxënësit tanë.

“Qëllimi është që kësaj gjenerate  ti  japim një mundësi që të njoftohet me  perspektiva të veçanta  si në aspektin mësimor ashtu edhe në aspektin e praktikës , se si zhvillohet në Unionin Evropian, si zhvillohet me një shkollë gjermane , në një nga vendet më të zhvilluara  dhe ku plotësohen standardet  dhe kriteret në çdo aspekt  ligjor” ka thënë Ramusholli.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Dretjori  i   Qendrës së Kompetencës,  Bashkim Hyseni  dhe bashkatdhetarit Fatmir Ramusholli , përfaqësues i kompanisë Gjermane AVO.

Hyseni me këtë rast tha se dëshira për tu ofruar  një mundësi të re nxënësve  për tu aftësuar  jashtë vendit   ka qenë e kahmotshme dhe kjo po realizohet tani.  Ai tha se marrëveshja është nënshkruar për gjashtë nxënës  dhe shpreson se kjo është një nismë që në të ardhmen  ky numër të rritet.

“ Këta nxënës në qytetin e Bonit do të jenë në cilësin e praktikantëve, gjithnjë nën mbikqyrje  dhe do të jenë të kyqur në kujdesin social dhe shëndetësorë  në kujdesin për të moshuar që ofrohet atje. Pas kësaj nxënësit do të kthehen dhe do të vazhdojnë shkollimin atu ku kan mbetur. Ne presim  që ky bashkëpunim të jetë I frytshëm dhe në të ardhmen të jetë qelës  për të hapur mundësi edhe për të tjerët  dhe presim që të jenë ambassador jo vetëm të shkolës sonë porn ë përgjithësi  të gjith vendit” ka thënë drejtori BAshkim Hyseni.

Në anën tjetr edhe prindërit  e  nxënësve e kanë parë këtë rast si një mundësi që fëmijtë e tyre të marrin njohuri praktike  në shtetet me një system të avancuar të shërbimit.

Ndërsa nxënësit, përfitues të këtij projekti  thonë që janë të emocionuar  që u është ofruar një eksperiencë  e tillë.

Mësimi dhe praktika për këta nxënës  në Gjermani do të zgjatë rreth dy muaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img