14,01,2026

Gati referendumi për ta shpallur “sulltan” Erdoganin

Must Read
Erdogan dhe Merkel

Zëvendëskryeministri Nuretin Canikli tha se Qeveria do ta dërgojë planin në parlament.

Ai nuk bëri me dije se çfarë saktësisht do të përfshijnë ndryshimet e propozuara, por tha se qeveria do që procesi të përfundojë para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të vitit 2019.

Po ashtu të premten, prokurorët turq kanë urdhëruar arrestimin e 87 njerëzve, të lidhur me Universitetin e Stambollit, nën dyshimet se kanë lidhje me grushtshtetin e dështuar në muajin korrik.

Qeveria e presidentit Recep Tayyip Erdogan fajëson klerikun Fethuall Gulen për këtë përpjekje.

Gulen, i cili jeton në mërgim në SHBA, mohon çdo përfshirje.

Ankaraja ka arrestuar rreth 36,000 njerëz dhe ka pezulluar ose përjashtuar nga puna rreth 100,000 të tjerë, që nga përpjekja për puç.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img