01,07,2025

Flet Haki Abazi: Dardan Molliqaj dhe shoqëruesi i tij më sulmuan

Must Read

Pas polemikave të ashpra në debatin e sotëm në Pressing, Dardan Molliqaj i PSD’së dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes janë përleshur fizikisht.

Abazi ka thënë në një prononcim për Gazetën Express se Molliqaj e ka sulmuar bashkë me një shoqërues të tij.

“Mas emisionin, në dalje e sipër dardani me atë rojën e tij, ose përcjellësin, kanë ardhë edhe janë përballë, në njëfarë forme, në kacafytje, e cila ka përfundu me një situatë të pakëndshme”. Ka thënë Abazi.

“Unë kam qenë në dalje tu ecë jashtë korridorit bashkë me Rexhep Hotin. Kanë ardhë nga mrapa.  Me zë kërcënues, mi kanë kap duart, njëri ma ka vënë dorën në qafë ”, ka thënë Abazi.

Gazeta Express ka provuar ta kontaktojë Molliqajn, por ai nuk është përgjigjur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Pas hyrjes në funksion – si do të vazhdojë trafiku urban në Ferizaj? Detaje nga Drejtori i Shërbimeve Publike

Ferizaj, 1 korrik 2025 – Në një intervistë për FerizajPress, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Alberton Sahiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img