28,11,2024

Fitoi 1.1 milion euro në lotari, paraqitet me maskë për t’i marrë që të mos i kërkojë para fisi

Must Read

Një burrë nga Xhamajka, që fitoi 1.1 milion euro në një lotari, është paraqitur për t’i marrë paratë duke mbajtur një maskë nga Scream.

Sipas Distractify, fituesi, i cili e identifikoi veten si A. Campbell, vendosi që ta tërhiqte çmimin në mënyrë të fshehtë pasi nuk do që t’i ndaje paratë me të afërmit e “uritur” për para.

Campbell priti 54 ditë për të marrë çmimin e tij prej 1.1 milion eurosh nga Super Lotto-ja e vendit, pasi kishte fituar fillimisht në nëntor të vitit të shkuar.

Fotot virale nga ngjarja tregojnë se ai shtrëngon duart me drejtuesit e lotarisë pasi ka marrë çekun gjigant i maskuar nga këmba tek koka.

Fituesit e lotarisë në vendin e Karaibeve shpesh mbulohen me maska kur shkojnë të marrin paratë për shkak të niveleve të larta të krimit në vend.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/fitoi-1-1-milione-euro-ne-lotari-paraqitet-me-maske-per-t-i-marre-qe-mos-t-i-kerkoje-para-fisi-626140/?fbclid=IwAR0GhTUYDND8all9OUv1mnkyuMcE5uXT6isTikqSpCoZohQ_eZwknnZR0eM?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img