11,09,2025

Filluan parapërgatitjet për rivitalizimin e urës kryesore mbi Ibër!?

Must Read

Përfaqësues të Kompanisë “Sintek-K-ing” për Kosovë dhe Maqedoni, përfitues të tenderit për rivitalizimin e urës kryesore mbi lumin Ibër, me në krye menaxherin e projektit Bujar Zeçiri, kanë filluar parapërgatitjet për fillimin e punëve për realizimin e projektit.

Ata janë takuar afër urës, në cepin jugor të saj, me kryetarin e komunës, Agim Bahtiri dhe drejtorin e Drejtorisë për Urbanizëm, Sami Zeka, me ç’rast kanë biseduar për disa minuta për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e këtij projekti tepër të rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj dhe të shumë pritur, thuhet në një njoftim të Komunës së Mitrovicës.

“Edhe pse projekti financohet në tërësi nga BE-ja, realizimi i tij është shumë i rëndësishëm për qytetarët e të dyja anëve të lumit Ibër, andaj edhe Komuna është shumë e përkushtuar që rivitalizimi i urës të bëhet në afatin e paraparë kohor dhe për këtë arsye do të jetë shumë bashkëpunuese dhe do të ofroj ndihmën e saj që kërkohet”, tha kryetari Agim Bahtiri.

Menaxheri i projektit, Zeçiri, tha se punët do të nisin ashtu sikur është vendosur në Bruksel, të dielën, më 14.08.2016, në ora 10:00, dhe se bashkëpunimi midis komunave dhe punëkryesit është i domosdoshëm, sepse punët mund të kryhen shumë më lehtë e më mirë nëse komunat ofrojnë mbështetjen e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img