19,12,2025

Fifi pro një kënge të përbashkët me Taynën, Melindën dhe Rinën

Must Read

Ato janë ndër këngëtaret më të përfolura në shoubizin shqiptar dhe kanë arritur të rrëmbejnë vëmendjen e publikut.

E gjithë kjo pasi që si kurrë më parë bukuroshet e estradës muzikore po i bëjnë “diss” njëra-tjetrës.

Fifi së fundi ka pasur një bashkëbisedim me fansat përmes llogarisë personale në Instagram teksa i është përgjigjur shumë pyetjeve të tyre.

Përgjigjet e Fifit (Foto Instagram)

Një prej pyetjeve ishte pse nuk ka një bashkëpunim mes saj dhe Taynas, Melindës si dhe Rina Balajt?

Filloreta nuk hezitoi që të përgjigjet duke pohuar shkurtimisht se e përkrah këtë ide të fansave të saj.

“Nuk është ide e keqe”, ishte përgjigja e shkurtër e këngëtares shqiptare, e cila vitin e kaluar ka sjell disa projekte muzikore.

Ndryshe, Fifi është duke punuar në këngë të reja pas sjelljes së hitit me McKreshën, “Psikopatja”, i cili deri më tani është shikuar mbi 18 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

13-vjeçari lëndohet nga mjetet piroteknike në Ferizaj, dërgohet për trajtim në QKUK

Një rast shqetësues ka ndodhur më 17 dhjetor 2025 në fshatin Cërnillë të Ferizajt, ku një fëmijë 13-vjeçar ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img