Përfaqësues të institucioneve komunale, shoqërisë civile, këshillit rinor si dhe qytetarë në orët e vona të mbrëmjes kanë ndezur qirinj para objektit të komunës në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit që ndodhi dje në Shqipëri
Me këtë rast drejtues të kuvendit komunal si dhe përfaqësues të grupit të grave asambliste kanë thënë se kjo përbën një akt solidarizimi me viktimat dhe familjarët e tyre.
Kryesuesja e Kuvendit komunal, Kristina Gashi Bytyçi, ka thënë se si institucione e ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave por edhe me të prekurit tjerë.
Sipas saj, komuna e Ferizajt, po e tregon shpirtin e solidaritetit njerëzorë në këto momente të vështira nëpër të cilat po kalon një pjesë e kombit.
Edhe pjesëmarrësit tjerë kanë thënë se në këto momente të vështira nëpër të cilën po kalon Shqipëria mesazhi kryesor është bashkimi i zemrave përmes akteve humane e solidare.
Komuna e Ferizajt që nga dje është përfshirë në aksionin solidar për t’i ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti.
Një kontingjent i ndihmave tashmë ka arritur në destinacionin e caktuar, ndërsa aksioni ka vazhduar edhe gjatë ditës.
Kryesuesja e Kuvendit i ka falënderuar qytetarët, ndërsa e ka vlerësuar edhe thirrjet e qytetarëve për të pranuar nëpër shtëpitë e tyre familje të rrezikuar nga vatrat e tërmetit
Akte solidare pothuajse ka pasur në mbarë Kosovës.
Vendi i ynë po e dëshmon më së miri se si në situata të krizave di të bashkohet dhe tu del në ndihmë atyre që janë rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore.