Shkruan: Avni Shabani
Një fjalim shumë përmbajtjesor dhe me porosi e dha dje padyshim, kryeparlementarja e re e Kuvendit të Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani, sidomos kur porositi se do të sillet si kryeparlementare e të gjithëve jo vetëm e partisë e koalicionit që e formoi Qeverinë!
Megjithatë veprimi i saj tashmë i njohur për fotografi, pa dashur të merrem me te,e që e zbehu deri diku këtë porosi, më jep të drejtën të marrë shembull, qytetin tim FERIZAJN, për tolerancën që e ka dhe që vazhdon ta kultivoj! E them këtë ngase, në zyrën e kryetarit aktual të komunës, të cilës i prinë Agim ALIU, nga PDK, pos fotografisë së Presidentit aktual Hashim Thaçit, derisa ishte në zyrën e mëparshme ishte e vendosur edhe fotografia e Presidentit historik Ibrahim Rugovës, që e kishte vendosë paraardhësi i tij, Muharrem Sfarça, nga LDK dhe aty qëndroi pa kurrfarë problemi!
Pra kryetarit aktual, z. ALIUT, nuk i pengoi ky fakt dhe e mbajti foton edhe të Rugovës, kurse në zyrën e re që ka kalua tashmë, në një objekt tjetër komunal, i ka edhe fotot e të gjithë kryetarëve të pasluftës, duke filluar nga: Hetem IBRAHIMI, Lum HAXHIU, Adem Salihu, Faik Grainca, Bajrush XHEMAILI e Muharrem SFARÇA!
Mrekulli, apo si thonë shkodranët KRYEVEPËR është kjo, që kemi nevojë për veprime të tilla institucionale e shtetërore!
Ferizaj, ka edhe suksese tjera që i ka realizu në të kaluarën, siç është vendimi për çdo vit për Shënimin e Ditës së Dëshmorëve, 28 Shtatori, që u ndërmor kur LDK, ishte në pushtet, kur edhe u rregulluan varrezat e dëshmorëve, dhe veprime tjera unifikuese që e bëjnë shembull për tjerët në shtetin tonë të ri, që duhet pasur kujdes për vendimet që ndërmirren, për të mos bërë gabime që duken në shikim të parë jo të rëndësishme, por që mundë të na e zbehin imazhin shtetëror, e për të cilin imazh pozitiv, kemi aq shumë nevojë, aq më parë që ata që nuk na e donë të mirën mezi presin të bëjmë gabime të cilat nuk duhet të na ndodhin, e të cilat nuk i mirëpresin edhe miqtë tanë ndërkombëtar, të cilët po bëjnë aq shumë për ne!