06,02,2026

Ferizaj shembull i respektimit të udhëzimeve, asnjë aksident as gjobë dje

Must Read

Komuna e Ferizajit duket se është duke i respektuar me përpikëri udhëzimet e Qeverisë në detyrë, për masat mbrojtëse  gjatë pandemisë COVID-19.

Në bazë të raportit 24 orësh të Policisë, dje nuk është shënuar asnjë rast nga Ferizaj, shkruan IndeksOnline.

Komuna e Ferizajt ka këshilluar qytetarët që të mos dalin as me vetura në rrugë, duke I lutur që të I kufizojnë maksimalisht lëvizjet.

 “Dalja me vetura gjatë ditës është po aq e rrezikshme sa shetitja e qarkullimi në grumbuj qytetarësh në rrugë. Aty barten viruse të ndryshme e ndër to rritet mundësia e përhapjes së virusit COVID-19 apo i njohur si CoronaVirusi, andaj ju lusim që edhe daljen me vetura ta kufizoni maksimalisht , ta mbrojmë shëndetin tonë seriozisht”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img