19,11,2024

Ferizaj ndan 200 mijë euro për luftën kundër koronavirusit

Must Read

Kuvendi Komunal i Ferizajt, sot në një mbledhje të jashtëzakonshme në Teatrin “Adriana”, me respektimin strikt të udhëzimeve të profesionistëve shëndetësorë, distancës sociale e masave tjera mbrojtëse, ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve në shumë 200.000 euro në mbështetje të luftës kundër COVID-19.

Në fjalën e tij adresuar anëtarëve të Kuvendit, i pari i Ferizajt, Agim Aliu paraqiti një përmbledhje të masave që ka marr ekzekutivi i Komunës, Shtabi Emergjent në përballimin e kësaj situate.

“Sot, qeveria ime – përveç masave të ndërmarra deri më tani e ndjen të nevojshme të shtoj mbështetjen për institucionet shëndetësore, për qytetarët në nevojë, e për çdo mungesë eventuale në ditët tona të ardhshme të betejës. Andaj, për menaxhimin e kësaj situate propozova të ndahet fondi prej 200 mijë euro për secilën armë në dobi të luftës sonë kundër koronavirusi t”, tha ai.

Kryetari Aliu elaboroi veçanërisht masat e ndërmarra nga qeveria lokale, si dhe falënderoi të gjithë kontribuuesit që kjo situatë të tejkalohet më lehtë e pa pasoja në mesin e qytetarëve.

Diskutime pati edhe nga anëtarët e Kuvendit të të gjitha subjekteve politike. Me votat e të gjithë të pranishmëve për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Komunës i dha ‘dritën jeshile’ propozimit që të ndahen 200.000 euro në luftë kundër koronavirusit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img