07,10,2024

Ferizaj i kërkon Qeverisë qendrore kompensimin e dëmeve për fermerë

Must Read

Derisa fermerë të Komunës së Ferizajt po vazhdojnë të ankohen për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në vlerë prej 700 mijë eurosh, Komuna e Ferizajt në pamundësi për t’i mbështetur ka adresuar një kërkesë zyrtare në Ministrinë e Bujqësisë dhe në Qeverinë e Kosovës për kompensim.

Gjatë sezonit pranveror të këtij viti fermerët më të dëmtuar janë konstatuar të jenë nga fshatrat Pleshinë, Manastirc, Greme dhe Zaskok të Komunës së Ferizajt, shkruan Koha Ditore.

Sidoqoftë Komuna e Ferizajt as për vitin 2019 nuk ka planifikuar ndonjë buxhet të veçantë për kompensim të dëmeve të fermerëve.

Burim Bajrami, drejtor për Bujqësi në Komunën e Ferizajt, ka thënë se tashmë kanë adresuar një kërkesë në Ministrinë e Bujqësisë dhe në Qeverinë e Kosovës për t’i kompensuar 700 mijë euro dëmet e fermerëve. Sipas tij, komisioni për vlerësim të dëmeve ka bërë punën e tyre profesionale në terren, andaj kulturat më të dëmtuara janë konstatuar gruri, pastaj kulturat e mjedrës, dredhëzat etj.

Bajrami, po ashtu, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës zbatimin e vendimit të vet për kompensim të dëmeve./Koha Ditore/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zgjedhen prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Sot, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2024, Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img