18,11,2024

Ferizaj: Dita Botërore e Poezisë shënohet nga Klubi Letrar “De Rada” me orë poetike

Must Read

Dita Botërore e Poezisë u shënua nga Klubi Letrar “De Rada” me orën poetike ku u lexuan poezitë e krijuesve të rinj të arritura në konkursin e shpallur më 12 mars. Juria në përbërje prej tre anëtarësh: Ismet Aliu – poet dhe prozator, Arsim Hamiti – studiues i letërsisë dhe Kaltrina Lohaj – poete, nga 35 poezi sa kishin arritur gjithsejtë zgjodhi katër poezi si më të mirat.
1. Çmimin parë e mori poezia “Ëndërr e kuqe” nga Blerina Tërbunja
2. Çminin e dytë poezia “Nuk po kërkonim bash të njëjtën gjë” nga Shëndet Aliu
3. Çmimi i tretë u mor nga dy poezi: “Historia jonë” nga Nurimshahe Demalijaj dhe “S’mund të uroj mirëseardhje natë” nga Kaltrina Uka
Kryetari i jurisë, Ismet Aliu, në fjalën e tij tha se:
“Gjatë leximit dhe shqyrtimit të poezive, hasëm në plasaritje tematike, varfëfëri të të folurit figurativ, nëntekstor dhe shumështresor, probleme gjuhësore të shprehurit të ndjenjave dhe botëkuptimeve përmes vargut. Disa nga poetët e rinj shkruaj në dialektin e gegërishtes dhe s’ka gjë të keqe këtu, por e keqja fillon kur dialektin e përziejnë me zhargon apo forma të të shprehurit lokal. Miqësisht, them se ata që shkruajnë gegërisht është mirë ta njohin gjuhën e Ndre Mjedës. Gegërishtja e tij është e ëmbël dhe e përkryer”.

Në orën e sotme letrare krahas pjesëmarrësve dhe të rinjve ferizajas, ishin të pranishëm edhe anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova, me të cilën shoqatë Klubi Letrar “De Rada” para pak kohësh ka bërë marrëveshje bashkëpunimi.
Ky organizim u mbështet nga Komuna e Ferizajt dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img