27,08,2025

Ferizaj: Diskutohet Draft Kodi i Etikës

Must Read

Gjatë ditës së sotme në tetarin e qytetit në Ferizajt, është diskutuar drafti i Kodit të etikës për zyrtarët komunal.

Hapjen e këtij diskutimi e ka bërë Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, e cila ka theksuar se ky Kod i Etikës është bërë në bashkëpunim edhe me zyrtarë të ministrisë, përderisa ka shtuar se ka rëndësi tepër të madhe për të gjitha institucionet.

Ndërkaq drejtorja e Administratës së Përgjithshme, Aurora Ramadani-Abazi , është shprehur se ky kod ka për qëllim të përcaktojë rregullat e sjelljes, veshjes si dhe masave ndëshkimore të shkeljes eventuale nga zyrtarët e komunës dhe përfaqësuesit e asamblesë, sipas rregullave dhe standardeve të vendosura në përputhje me frymën e etikës profesionale dhe morale të komunës.

Sipas drejtores kodi synon zhvillimin e kulturës organizative të punës brenda institucionit  për të forcuar dhe promovuar parimet bazë të etikës që do të zbatohen nga zyrtarët e komunës.

Vërejtjet dhe sugjerimet e zyrtarëve komunal, do të pranohen edhe brenda 16 ditëve të punës në mënyrë që Kodi i Etikës të jetë sa më i kompletuar.

Për detaje të tjera Draft Kodi i Etikes është i publikuar edhe ne webfaqen e komunës së Ferizajt në këtë link: https://kk.rks-gov.net/ferizaj/ferizaj-4/draft-rregullore-per-dhenien-e-tokes-se-komunes-per-ndertim-dhe-perdorimin-e-bonusit/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img