06,08,2025

Ferizaj: Arrestohet një person për falsifikim

Must Read

Policia e Kosovës, në rajonin e Ferizajt pas hetimeve të kryera ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet V.Z, (i lindur më 1986) lidhur me dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘Falsifikim i dokumentit publik” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë”.

Personi i dyshuar (V.Z) dyshohet se ka falsifikuar certifikatën e pronës publike me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të një prone (objekti) në Ferizaj, duke shpallur si pronare të kësaj prone një qytetare ( M.C) serbe shtetase e Serbisë.

Po ashtu i njëjti dyshohet se ka falsifikuar autorizimin noterial sipas të cilit ai kishte të drejtë ta shiste pronën dhe përfaqësonte në çdo raport juridik pronaren e lartcekur femër serbe.

Prona në fjalë së bashku me objektin janë nën menaxhim të AKP-së dhe vlera e së cilës konsiderohet se është mjaft e lartë.

Me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për mashtrim me shitblerje të veturave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img