11,09,2025

Familja Mjaku nga Kaçaniku ka nevojë për ndihmë (Video)

Must Read

Ta ndihmojmë Rinor Mjakun

Rinor Mjaku, është 14 vjeçar nga Kaçaniku, i sëmurë rëndë.

Ai vuan nga Paraliza e Plotë e Trurit.

Rinori është djalë i Ali Mjakut, ish ushtar i UÇK-së, i cili e mbanë familjen me pensionin e veteranit dhe pensionin e babait, por këto të ardhura nuk mjatfojnë as për ushqime e nevoja të përditshme.

E, familja Mjaku banojnë në një shtëpi e cila nuk ka kushte banimi.

Aq më shumë me gjendjen shëndëtësore të djalit tyre me nevoja të veçanta.

Por për ta rënduar edhe më shumë situatën edhe gjyshi i Rinorit është i sëmurë rëndë.

Prandaj, të prekur rëndë nga gjendja e kësaj familje, ne, një grup shokësh e shoqesh nga Kaçaniku, kemi marr iniciativën që t’i NDIHMOJMË familjes Mjaku dhe ftojmë që kushdo që ka mundësi të na bashkohet në këtë iniciativë.

Edhe pse sëmundja nga e cila vuan Rinori është e pashërueshme, t’i ndihmojmë familjes Mjaku që së paku t’ia bëjmë një shtëpi të banueshme dhe t’ia lehtësojmë sadopak jetën.

Duke shpresuar dhe besuar në humanitetin tuaj, ju falënderojmë paraprakisht!

Ekipi inicues: Astrit Sokoli Ben Apolloni Burim Shehu Burim Piliqi Adnan Tafili

Adresa ku mund të drejtoheni për të ndihmuar ose për informacione, është: Ordinanca “Mici-Dent”, në Kaçanik

Personi kontaktues: Numri i telefonit: 046 184 289 Viber: +383 46184289

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img