30,11,2024

Familja Lalinovci distancohet nga dorasi që vrau dhe dogji 33 vjeçarin në Ferizaj

Must Read

Familja Lalinovci nga fshati Prelez i Muhaxherëve i Komunës së Ferizajt, është distancuar nga familjari i tyre pasi ky i fundit me datë 11 dhjetor e ka vrarë dhe e ka djegur trupin e Shkodran Bytyqit të moshës 33 vjeçare në Ferizaj.

Familja Lalinovci nëpërmjet një letre bën të ditur se distancohet nga pjesëtari i familjes së tyre për shkak të veprës së shëmtuar që ka kryer familjari i tyre.

“Në emër të familjes Lalinovci i shprehim ngushëllime familjes Bytyqi, dhe njëkohësisht e ndajmë dhe e ndjejmë dhimbjen bashkë me ta. Lajmi për kryerjen e kësaj vepre të shëmtuar na ka tronditur të gjithëve, e në veçanti neve si familje. Me këtë rast e ndjejmë për obligim moral e njerëzor që ne si farefis Lalinovci, të distancohemi nga vepra e kryer e familjarit tonë, Trimor Lalinovci, dhe si rrjedhim i gjithë kësaj që ka ndodhur ne jemi të distancuar nga dy pjesëtarët e farefisit tonë, Trimor dhe Bashmir Lalinovci, një herë e përgjithmonë nga ky veprim, sepse një veprim i tillë nuk përkon me edukatën dhe kulturën e farefisit tonë”-shkruan në letrën e familjes Lalinovci drejtuar Klan Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img