16,11,2024

Falsifikuesve të parave një muaj arrest shtëpiak

Must Read

Ferizaj 19 janar 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj,  ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së para burgimit kundër të pan dehurit A.L dhe Sh.B. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën pe nale fal sifikimi i parasë nga neni 296 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), ndërsa të njëjtëve u është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Gjyqtari i procedurës paraprake  Ibrahim Idrizi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka refuzuar si të pabazuar konform dispozitave të KPPRK-së, ndërsa të njëjtëve u është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1)muaj.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, dhe se edhe me masën e arrestit shtëpiak në këtë fazë të procedurës mund të arrihet qëllimi që të sigurohet prania e të pandehurve në procedurë dhe të rrjedh normalisht zhvillimi i procedurës penale, duke u eliminuar këtu edhe mundësia e përsëritjes së veprës penale, sepse dyshimi është se të pandehurit kanë transportuar paratë e falsifikuara, duke i transportuara nga territori Republika e Maqedonisë së Veriut në territorin e Republikës së Kosovës. Mundësia për të përsëritur veprën penale është minimale edhe për faktin e gjendjes shëndetësore të të pandehurit.

Në anën tjetër mënyra e dyshimit dhe rrethanat se si është kryer vepra penale nuk kanë ndikim në këtë fazë të procedurës në rastin konkret në masën ligjore, meqë këto rrethana parashihen si rrethana tjera me rastin e nxjerrjes së vendimit gjyqësor për fajësinë e të pandehurve.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img