Organizata Rinore ACT-NOW ka zgjedhur sallën e Kuvendit të Komunes së Ferizajt për të uruar gjithë kontribuesit për festën e 7 Marsit.
Në një ceremoni të organizuar nga ACT-NOW, u ndanë mirënjohje profesorëve, mësueseve, pedagog dhe shkrimtarëve dhe veprimtarve të arsimit të cilët tani janë të pensionuar.
Koordinatorja Albiona Ilazi, u shpreh se gjithë jetën mbetemi borxhëlinj ndaj mësuesve.
“Është një ditë që na kujton mirënjohjen dashurinë dhe respektin ndaj atyre që na kanë edukuar si prindër. Është një ditë mirënjohje për ata që na kanë dhuruar dije. Duke uruar festën e 7 Marsit për të gjithë ata profesorë, mësues, pedagogë, shkrimtar e veprimtar dua të shpreh bindjen se shoqëria jonë ka një borxh të pashlyeshëm mirënjohje që trashëgohet brez pas brezi dhe sado të tregojmë mirënjohje ndaj mësuesve tanë do të mbetemi përsëri borxh. Urimet më të mira për trupën mësimore dhe profesoriatin tuaj të shkëlqyer. Mirënjohje të veçantë për të gjithë profesorët që nuk janë këtu por kanë hedhur themelet e këtij institucioni. Kam bindjen e pa ndryshueshme se e nesermja jonë është në duart tuaja”, u shpreh Koordinatorja e Organizatës ACT-NOW