12,01,2026

Ekskluzive: Kështu u ndanë ministritë mes LDK-së dhe VV-së

Must Read

Burime të sigurta brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë të ditur se Vetëvendosje  dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë ndarë ministritë mes veti.

Sipas këtyre burimeve, LDK-ja ka zgjedhur Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Forcës së Sigurisë, shkruan Insajderi.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka marrë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Deri në këtë pikë, për ndarjen e ministrive janë marrë vesh, ndërkohë që ka mbetur pezull edhe Pozita e Presidentit të cilën e ka kërkuar Lidhja Demokratike e Kosovës. Këto burime po ashtu thënë për Insajderin se edhe në këtë pikë pritet që të ketë marrëveshje.

Lëvizja Vetëvendosje më 6 tetor ka dalur fituese e zgjedhjeve. Ata kanë marrë  29 deputetë ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës 28./Insajderi.com/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img