19,11,2024

E rrahu me grushte viktimën pas konfliktit verbal, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit

Must Read

Prokuroria e Ferizajt ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit për veprën penale ‘sulm’.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga kjo prokurori, raporton lajmi.net.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj- Dega Kaçanik, kundër të pandehurit J.B., për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri pas një konflikti verbal e sulmon fizkisht të dëmtuarin A.B., duke e goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit, ku me këtë kishte për të kryer veprën penale “Sulmi” nga neni 187 par.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatën për media.

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri J.B., gjendet në ndalim që nga data 25.02.2019 dhe ndaj tij është marrë aktvendim për fillim të hetimeve. /


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img