Një vajzë nga Kaçaniku është larguar dje për të dytën herë nga shtëpia, ndërsa Policia e ka gjetur në Pejë.
E njëjta ishte zhdukur edhe me 6 shkurt, ndërsa policia e kishte kthyer tek familja.
Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë:
Lidhur me rastin e raportuar dje nga familjarët, (11.02.2019), për zhdukjen e vajzës së tyre të mitur, pas një pune operative në terren dhe në koordinim edhe me Policinë Rajonale të Pejës, e mitura është gjetur sot në një Qendër Tregtare në Pejë, dhe e njëjta është sjellë në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.
Me rastin janë duke punuar hetuesë të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe pas përfundimit të procedurave ligjore, e mitura do ti dorëzohet familjes.
Poashtu, familja e të miturës, ka raportuar edhe me datën 06.02.2019 zhdukjen e saj, ndërkohë që policia e kishte gjetur dhe kthyer në familje me datën 10.02.2019.