13,02,2025

Dua Lipa përqeshet për mënyrën si e quan babanë e saj

Must Read

The Star ka publikuar një artikull ku flitet për përqeshjen që i kanë bërë malaziasit këngëtarës me origjinë shqiptare Dua Lipës Ajo është përqeshur pasi ka përdorur fjalën “babi” kur ka folur për babanë e saj, me rastin e urimit të ditëlindjes së tij. Megjithatë fjalën “babi” pas pak çastesh Dua e kishte ndërruar në “dad”, pasi malaziasit e kishin përqeshur për arsyen se “babi” do të thotë derr në gjuhën e tyre, shkruan rtv21.tv. The Star bën të ditur se këngëtarja 23 vjeçare vjen nga prindërit shqiptarë nga Kosova, duke shpjeguar domethënien e fjalës “babi” në gjuhën shqipe. Këngëtarja pushtoi industrinë muzikore në vitin 2017 me hitin e saj “New Rules” që ishte në pozitën e parë në Britani. Ajo gjithashtu fitoi çmimet “Artistja më e Mirë Britanike” dhe “Artistja më e Mirë Debutuese” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Brit Awards”./21Media

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kaplohen nga zjarri një punëtori e mobileve dhe një shtëpi në Ferizaj

Në lagjen "Toska" në fshatin Komogllavë të Ferizajt një punëtori mobiljesh dhe një shtëpi janë kapluar nga zjarri. Lajmin e ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img