Në kuadër të krijimit të partneritetit në mes të policisë dhe segmenteve të tjera të shoqërisë, drejtori i Drejtorisë rajonale të policisë në Ferizaj,Kolonel Emin Beqiri me stafin e tij, dje,me 10.09.2019 kanë organizuar një takim pune me drejtorët e drejtorive komunale të arsimit si dhe drejtorët e shkollave të mesme të pesë komunave të rajonit të Ferizajt.
Qëllimi i këtij takimi ishte përmirësimi i gjendjes aktuale si dhe ndikimi pozitiv në parandalimin e dukurive negative duke ngritur masat e sigurisë dhe prezencën policore si dhe shtimin e aktiviteteve të saj me partnerët e përbashkët.
Pas diskutimeve lidhur me këtë temë,pjesëmarrësit në këtë takim janë dakorduar që të gjinden rrugë dhe mundësi që të sigurohet (në ato shkolla ku nuk ka deri tani) rregullimi i rrethojave të oborreve shkollore,vendosja e kamerave,sigurimi i uniformave për nxënësit si
dhe angazhimi i rojeve fizike, me të vetmin qëllim që nxënësve të ju ofrohet siguri më e madhe në shkolla dhe rreth tyre.
Drejtoria Rajonale e Policisë takim pune me drejtor të shkollave të mesme, diskutohet për sigurinë
Must Read