Drejtoria e Arsimit dhe Inspektorati i Arsimit në Ferizaj vizitohen nga Komisioni Parlamentar i Arsimit
Një grupë e Komisionit Parlamentar për Arsim, e përbërë nga Teuta Haxhiu, Luljeta Veselaj-Gutaj, Megjide Mjaku Topalli, Selim Mehmeti, Shaip Goxhuli kanë vizituar Drejtorinë e Arsimit dhe Sektorin e Inspektoratit të Arsimit në Ferizaj.
Gjatë këtij takimi drejtoti i Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani ka njoftuar Komisionin Parklamentarë për puën dhe aktivitetet në këtë drejtori. Gjithashtu drejtori i DKA-së Llabjani ka raportuar edhe për zbatimin e Ligjit për Arsim Parauniversitarë si dhe për sfidat që e preokupojnë këtë drejtori.
“Në kët takim kemi trajtue shume tema, si regjistrimi në shkollat e mesme, braktisja nga shkolla, buxheti i shkollave, transparenca e konkurseve në DKA, mundësitë e zhvillimit të mesimit në nje ndërrim, dhe shumë tema me interes për arsimin komunal” ka thënë Llabjani
Komisioni Parlamentarë i ka dorëzuar DKA-së edhe një formularë që do të jetë pasqyrë e punës së DKA-së.
Ky formularw do tw plotwsohet edhe nga shkolla e mesme Tenike “Pjetwr Bogdani” dhe nga shkolla fillorw “Tefik Çanga”
Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Arsim vizituan edhe Sektorin e Inspektoratit të Arsimit në Ferizaj ku u pritën nga Prenk Gashi shef i këtij sektori.
“Sot në Sektorin e Inspektoratit të Arsimit në Ferizaj pritem në takim zyrtar anëtarët e Komisionit Parlamentar për Arsim: znj. Teuta Haxhiu, kryesuese e grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës, znj. Luljeta Veselaj-Gutaj, kryesuese e grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, znj. Megjide Mjaku Topalli, antare e Komisionit per Arsim te Kuvendit te Kosoves, z. Selim Mehmeti, ekspert i arsimit-Instituti Pedagogjik i Kosovës, dhe z. Shaip Goxhuli, Zyrtar i Lartë i fushës për Arsim në Kuvendin e Kosovës, më të cilët biseduam për zbatimin e këtyre dy ligjeve nga inspektoret e arsimit dhe institucionet arsimire te rajonit te Ferizajt” ka thënë Prenk Gashi .