18,11,2024

Doktorët u bëjnë thirrje prindërve: Mos i lejoni fëmijët tuaj të luajnë në këto gjashtë sporte

Must Read

Rreth 36 milionë fëmijë luajnë sporte të organizuara çdo vit, por për këtë duhet të kemi kujdes të shtuar.

Disa mendojnë se lëndimet janë vetëm pjesë e lojës, e disa tjerë thonë se ka diçka për të cilën duhet brengosur, transmeton Telegrafi.

Në një intervistë të fundit me ‘TODAY’, patologu Dr. Bennet Omalu ka treguar se sa të rrezikshme mund të jenë disa sporte me ndikim, duke shtuar se këto janë gjashtë sportet që gjithsesi duhet shmangur:

– Futbolli amerikan

– Hokeji në akull

– Artet e përziera marciale

– Boksi

– Mundja

– Ragbi

Sidoqoftë, edhe sportet si futbolli mund të jenë të rrezikshme.

Dr. Omalu ka thënë se sportet e lartcekura nuk duhet lejuar të luhen derisa fëmijët t’i mbushin 18 vjet.

Sipas tij, këto sporte janë të prira për lëndime të ndryshme, e veçanti në kokë, prandaj ai thotë se fëmijët kanë 100 për qind rrezik për dëmtim të trurit.

Ndër të lartcekurat, Omalu thotë se futbolli amerikan është më i rrezikshmi, sepse fëmija vazhdimisht vuan nga qindra apo mijëra goditje në kokë.

Goditjet e tilla të vazhdueshme padyshim se mund të shkaktojnë dëmtime në tru.

Prandaj, në vend të këtyre sporteve me ndikim, doktori sugjeron që prindërit t’i përfshijnë fëmijët e tyre në sporte si noti, volejbolli, basketbolli, tenisi, etj.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img