10,09,2025

Djegia e materialit zyrtarë, sqarohet komuna e Ferizajt, djegia e materialit ka ndodhur në zyrën për patentë shofer të Ministrisë së Infrastrukturës

Must Read

Nuk ka djegie të materialit zyrtar në Komunën e Ferizajt, por në zyrën për patentë shoferë të Ministrisë së Infrastrukturës në Ferizaj, thuhet në sqarimin e Komunës së Ferizajt, pas publikimit të rapprtit të policisë në media.

SQARIM

Nuk ka djegie të materialit zyrtar në Komunën e Ferizajt, por në zyrën për patentë shoferë të Ministrisë së Infrastrukturës në Ferizaj

Sot në portalin “Insajderi” u publikua një artikull me titull: “Digjet një pjesë e materialit zyrtar të arkivuar në Ferizaj, prokuroria nis hetimet” ku është paraqitur një fotografi e vjetër e Komunës së Ferizajt, me këtë rast, sqarojmë bashkëqytetarët tanë se ky lajm nuk ka të bëj me djegie të dokumentacionit arkivor të Komunës së Ferizajt, por që nga burimet e Policisë së Kosovës në Ferizaj, bëhet e ditur se ky material zyrtar i arkivuar është djegur në Zyrën për Patentë Shoferë, që është në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës, pra zyre që as fizikisht nuk gjendet në Komunën e Ferizajt e as nuk është institucion në vartësi të Komunës së Ferizajt, andaj e gjykojmë të drejtë e të duhur këtë sqarim për opinionin publik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img