11,09,2025

Diskutohet përmbyllja e projektit për komunitete jo shumicë rom, ashkanli dhe egjiptian për parandalimin e braktisjes së shkollës

Must Read

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani i shoqëruar nga shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës Selim Marevci si dhe zyrtari për integrime evropiane Elbasan Osmani, kanë zhvilluar një takimi të përbashkët me përfaqësuesit e Programin ROMACTED/Këshillit të Evropës dhe përfaqësues nga komuniteti jo-shumicë u diskutua përmbyllja e projektit të përbashkët me komunitetin rom, ashkanjli, dhe egjiptian për parandalimin e braktisjes së shkollës tek kjo kategori.

Në kuadër të këtij projekti, rreth 500 nxënës të komunitetit jo-shumicë janë pajisur me çanta dhe material shkollor të kompletuar, duke përfshirë edhe rreth 250 të komunitetit shumicë të cilët kanë nevojë për këto pajisje. Në fazën e dytë të projektit parashihet furnizimi i shkollave me mjete mbrojtëse ndaj COVID-19.

Në takim u diskutuan edhe çështje të tjera lidhur me projektin në fjalë, Fondi Emergjent për COVID-19 i ndarë nga KE, çështja e bursave për universitet, Rregullorja komunale për bursa, për të cilën u vendos të ndërmerren hapat e mëtutjeshëm për plotësim-ndryshimin e Rregullores së bursave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img