20,12,2025

Deputeti i komunitetit RAE: Është turp për shtetin, merrni masa

Must Read

Deputeti i komunitetit RAE në Kuvendin e Kosovës, Danush Ademi, në një lidhje direkte në emisionin “Frontal” në T7, ka folur për sulmin fizik që ndaj gruas rome sot në Ferizaj. Ademi u ka bërë thirrje organeve të shtetit që të marrin masa, veprimin e të rinjve e ka qujtur të turpshëm.

Danush Ademi, ka ftuar organet e rendit që të mirren me këtë rast.

“Ajo nuk është e sëmurë psiqike, sepse po shohim raste të ndryshme nëpër qytet. Organet e rendit duhet të mirren me sulmin”, tha Ademi

“Unë nuk e di, qysh e kishin arsyetu organet e shtetit, nëse kishte ndodhur diçka e keqe. Nëse ata kanë dekalraur që e kanë marrë në mbështetje, dhe kjo ndodh sot, kjo me të vërtetë është një turp”, shprehet Ademi.

“Organet e shtetit duhet të marrin masa”, tha ai.

Ndryshe, gruaja rome u sulmua për herë të dytë sot në Ferizaj, para dy ditësh ajo u sulmua në Lipjan.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img