30,01,2026

Deputeti i Ferizajt nga PDK procedon projektligjin e veçantë për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së

Must Read

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës nga Ferizaj, Gazmend Bytyçi përmes profilit në rrjetin e tij social ka njoftuar për procedimin e ligjit të shumëkërkuar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Postimi i plotë i tij:

“PROJEKTLIGJI PËR MBROJTJEN VLERAVE TË LUFTË SË UÇK-SË

Më datë 27.04.2020 në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, rinisa procedurën e miratimit të këtij ligji, që Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e pati propozuar në vitin 2018!
Shumë i nderuar të përfaqësoj këtë nismë ligjore!
UÇK është vlerë dhe pasuri kombëtare, si e tillë duhet të normohet me ligj të veçantë.
UÇK është mbi çdo parti apo individ, është krenaria e historisë sonë më të re.
Presim mbështetjen e të gjithë deputetëve në Kuvendin e Kosovës!
Na priftë e mbara!
Lavdi të gjithë të rënëve për liri!”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndërpritet përkohësisht transporti publik urban në Ferizaj

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se nga data 27 janar 2026 (e martë) do të pezullohet përkohësisht transporti publik...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img